Rukmini Kumar nga India, e cila doli pozitive për llojin e ri të koronavirusit të mërkurën e kaluar, postoi këtë fotografi pasi “takoi” vajzën e saj 14-vjeçare të dielën.
Ajo i shpëtoi virusit vitin e kaluar kur e gjithë familja e saj – prindërit, burri dhe vajza – ishin infektuar.
“Më shumë sesa shqetësimi dhe dhimbja e sëmundjes, më dhemb më shumë të qenit larg fëmijës tim. Unë jam në karantinë në një pjesë të banesës dhe ajo mund të më shohë vetëm nga dera e xhamot dhe ne flasim në telefon”, tha zonja Kumar.
“Unë mund ta ndjej shqetësimin e saj, unë mund ta shoh atë në sytë e saj. Ajo vazhdon të më pyesë,‘ si je?’ Sot, unë i thashë asaj se jam shumë më mirë dhe mund t’i shoh sytë e saj me emocion”.