Indianët festojnë rezultatet e zgjedhjeve në rrugë ndërsa vendi është në momentin më të rëndë, si pasojë e COVID-19

Azia

Indianët festojnë rezultatet e zgjedhjeve në rrugë ndërsa vendi është në momentin më të rëndë, si pasojë e COVID-19

Më: 2 maj 2021 Në ora: 18:07
Foto

Indianët po vallëzonin të dielën në rrugë ndërsa rezultatet e zgjedhjeve në pesë shtete u njoftuan mes një vale vdekjeprurëse të dytë të infeksioneve të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, pesë shtete indiane treguan fituesit nga zgjedhjet e mbajtura në mars dhe prill që u panë si një provë e ndikimit që po ka vala shkatërruese e dytë e pandemisë në mbështetjen për kryeministrin Narendra Modi dhe Partinë e tij të djathtë Bharatiya Janata (BJP).

Numërimi i votave vjen ndërsa kriza e coronavirusit në Indi goditi një rekord të ri të zymtë të dielën, me 3,689 vdekje të regjistruara – rritja më e lartë 24-orëshe që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet raportuan 392,488 raste të reja të dielën – një rënie margjinale nga 401,993 në 24 orët e mëparshme – për të çuar gjithsej rastet në 19.56 milionë.

Deri më tani, virusi ka vrarë 215,542 njerëz, megjithëse ekspertët besojnë se numri aktual – i rasteve dhe vdekjeve – ka gjasa të jetë më i lartë.

Qeveria federale e drejtuar nga BJP është kritikuar për përqendrimin në zgjedhje në vend që ta ketë pandeminë, si një përparësi kryesore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat