Rekord i ri botëror në Indi: 414 mijë e 433 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Azia

Rekord i ri botëror në Indi: 414 mijë e 433 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:28
Ilustrim

Shteti i Indisë është duke kaluar në një krizë të madhe me pandeminë, Covid 19.

Në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 414 mijë e 433 raste të reja me koronavirus.

Ky numër është rekord i ri botëror që nga fillimi i pandemisë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur 3920 persona nga Covid 19 në Indi.

India është duke kaluar në një periudhë tejet të vështirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat