Një raketë e nisur nga Rripi i Gazës goditi një tubacion nafte në pronësi të një kompanie shtetërore izraelite të martën, konfirmoi një zyrtar izraelit i energjisë për Reuters.
Një video-raportin e Kanalit 12 izraelit Keshet Media Group tregon një flakë që shpërthen nga një rezervuar nafte afër qytetit mesdhetar Ashkelon, në jug të Tel Aviv.
Përplasjet e përgjakshme midis militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite po vazhdojnë dhe të paktën 30 vetë janë vrarë në ditët e fundit në Gaza dhe Izrael.
Militantët palestinezë thonë se ata hodhën rreth 130 raketa në Tel Aviv të Izraelit pasi autoritetet ushtarake izraelite shkatërruan një ndërtesë në Rripin e Gazës.