Forcat policore janë përleshur të premten me protestuesit anti-Izrael në jug të Jordanisë, të cilët kanë vërshuar rrugët për ta shprehur pakënaqësinë ndaj aksioneve ushtarake të Izraelit në Gazë.
Policia ka përdorur gazin lotsjellës për t’i shpërndarë demonstruesit e shumtë që kanë marshuar në drejtim të kufirit me Gazën.
Marshuesit kanë bërë thirrje për çlirimin e Palestinës dhe për zhdukjen e Izraelit. Ata kanë kërkuar gjithashtu që Mbreti Abdullah ta pezullojë marrëveshjen e paqes të arritur me Izraelin dhe që t’i hapë dyert për xhihad.
Vetë Mbreti i kishte dënuar më herët veprimet e Izraelit ndaj palestinezëve, shkruajnë mediat e huaja.
Gjatë gjithë së premtes, në qytete të shumta jordaneze janë organizuar protesta në mbështetje të kauzës palestineze derisa në Gazë kanë vazhduar bombardimet midis forcave izraelite dhe “Hamasit”.