Një tërmet me fuqi prej 6 ballësh goditi zonën në brigjet e Fukushimas në verilindje të Japonisë.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha se tërmeti u regjistrua në orën 23:58 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 55 kilometrash.
Tërmeti i fortë u ndie në zonat përreth, përfshirë edhe Tokion.
Kurse, JMA nuk lëshoi paralajmërim për cunami.