Gazetarja dhe producentja e mediumit Al Jazeera, Linah Alsaafin, ka bërë të ditur se shteti i Izraelit ka dhënë një “paralajmërim” se do ta bombardojë ndërtesën ku ndodhen zyret e këtij mediumi dhe kanaleve të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza.
Sipas gazetares Alsaafin, Izraeli do ta bombardojë këtë ndërtesë brenda një ore ndërsa bën të ditur se kolegët e tyre tashmë janë evakuuar nga ndërtesa.
“Izraeli ka dhënë një “paralajmërim” se do të bombardojë ndërtesën që strehon zyrat e Al Jazeera dhe kanale të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza brenda një ore … kolegët tanë tashmë janë evakuuar” ka shkruar Alsaafin në Twitter.
