Ndërtesa ku gjendeshin Associated Press, Al Jazeera dhe media të tjera në Gaza është bombarduar nga Izraeli.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari holandez i mediumit RTL i cili mbulon zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Ai ka treguar se të gjithë gazetarët që gjendeshin aty janë larguar me kohë, megjithatë thotë se pajisjet dhe e gjithë arkiva janë shkatërruar.
“E pabesueshme. Gazetarët kanë dalë nga ndërtesa me kohë, por pajisjet dhe arkiva, janë shkatërruar”, ka shkruar Olaf Koens.