Ushtria izraelite ka konfirmuar sulmin e ndërtesës në të cilën ishin edhe zyrat e dy mediumeve ndërkombëtare në Gaza.
Sipas Izraelit, ndërtesa përmbante “asete ushtarake” që i përkisnin “Hamasit” dhe njerëz që shërbenin si “mburojë”.
Ndërtesa – e cila kishte edhe zyra të tjera e apartamente – u evakuua pak para sulmit.
Kjo pas një paralajmërimi nga autoritetet izraelite.