Një palestinez me emrin Muhammed al-Mensi, nga fillimi i sulmeve, izraelite po filmon gjithçka duke munduar të dokumentojë dhunën në Rripin e Gazës, e gjatë fotografimit të trupave të pajetë ka gjetur edhe dy vëllezërit e tij të vdekur.
Muhammed në videon mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se po fotografonte trupat e pajetë të palestinezëve në spital, në mesin e të cilëve arriti t’i identifikojë edhe dy vëllezërit e tij.
“Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet. Në një moment kam arritur t’i njohur dy vëllezërit”, ka thënë Al-Mensi.
"إخوتي اتنين شهداء راحوا ماتوا".. ناشط فلسطيني كان يغطي وصول عدد من الشهداء للمستشفى الإندونيسي في #غزة ليتفاجأ بوجود شقيقيه من ضمنهم pic.twitter.com/iGIe779RBc
— قناة الجزيرة (@AJArabic) May 15, 2021
Nga 10 maji ka shpërthyer dhuna e paparë në Rripin e Gazës, ku po ndodhin sulmet të njëpasnjëshme nga ana e forcave ajrore izraelite dhe ato të Hamasit.
Deri më tani, nga tensionet kanë humbur jetën 139 palestinezë si dhe dhjetëra izraelitë.