I dërguari nga Shtetet e Bashkuara, Hady Amr, ka mbërritur në Tel Aviv për negociata lidhur me përshkallëzimin e dhunës, derisa trazirat midis Izraelit dhe palestinezëve po vazhdojnë.
Ai do të marrë pjesë në bisedime me zyrtarë izraelitë e palestinezë, si dhe ata të Kombeve të Bashkuara, e që njëherësh do ta theksojë atë që diplomatët amerikanë thonë se është nevoja për një “qetësi të qëndrueshme”.
Nga ana tjetër, një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh në Rripin e Gazës, vrau 10 njerëz të shtunën dhe shkatërroi një ndërtese të lartë që strehonte organizatat e medias, duke përfshirë The Associated Press dhe Al-Jazeera.
Dhuna e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e rënda që nga viti 2014, shkruan BBC.