Hamas ka paralajmëruar se mund të lëshojë më shumë raketa në Tel Aviv pas mesnatës.
Krahu i armatosur i grupit militant palestinez është zotuar të godasë Tel Avivin dhe Izraelin qendror nëse Izraeli vazhdon të shenjëstrojë ndërtesa të larta banimi në Rripin e Gazës.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamas raporton se 145 palestinezë kanë humbur jetën në luftimet e kësaj jave midis terroristëve palestinezë dhe Izraelit.
41 prej viktimave janë të mitur.