Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur këtë të diel se fundi i luftimeve shtatëditore me militantët e Gazës nuk është afër, pavarësisht lëvizjeve diplomatike për ta rikthyer qetësinë.
“Fushata jonë kundër organizatave terroriste po vazhdon me forcë të plotë,” ka deklaruar ai në një fjalim televiziv, raporton AlJazeera.
Mes tjerash ai ka deklaruar se lufta nuk do të përfundojë për aq kohë sa është e nevojshme.
“Ne po veprojmë dhe do të veprojmë, për aq kohë sa është e nevojshme, për të rivendosur qetësinë tek qytetarët e Izraelit. Dhe kjo kërkon kohë ”, ka përfunduar ai.