Derisa luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë po vazhdojnë, rrjeti social TikTok është bërë një forum për transmetimin e këtyre ngjarjeve.
TikTok, që dikur ishte i njohur kryesisht për videot virale të vallëzimit, kohëve të fundit ky aplikacion i videove është bërë po ashtu një platformë kryesore për ndarjen e lajmeve, shkruan BBC.
Faqja në pronësi kineze ka një audiencë të gjerë, kryesisht të moshës së re, me rreth 700 milionë përdorues aktivë mujor në të gjithë botën.
Pamjet e zjarrit me raketa mbi Izrael, shkatërrimi në Gaza dhe protestat palestineze janë bërë virale në këtë platformë, duke sjellë konfliktin në ekranet e telefonave të njerëzve në të gjithë botën.
Mirëpo, ka edhe shqetësime se kjo dhe faqet e tjera të mediave sociale po përhapin gënjeshtra ose ekstremizëm.