Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje që t’i jepet fund dhunës sa më shpejt që është e mundur, ndërsa ishte duke folur me kryeministrin e izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan BBC.
Merkel, u shpreh se Gjermania solidarizohet me Izraelin në këtë konflikt.
“Kancelarja përsëri dënoi ashpër sulmet e vazhdueshme me raketa nga Gaza ndaj Izraelit dhe siguroi Kryeministrin për solidaritetin e qeverisë gjermane,” tha zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.
“Ajo riafirmoi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet.”, tha ai,
Merkel, Seibert shtoi se shpreson se luftimet do të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.