Sauditët fillojnë aksionin më të madh në botë të pyllëzimit

Azia

Sauditët fillojnë aksionin më të madh në botë të pyllëzimit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:45
Arabia Saudite

Arabia Saudite planifikon mbjelljen e mbi 10 miliardë fidaneze, si pjesë e një fushate ambicioze që e ka filluar princi Mohammad bin Salman.

Mbretëria e këtij vendi ka njoftuar se kjo lëvizje do të bëhet në kuadër të planit të reduktimit të emetimit të gazrave të dëmshme, luftën kundër ndotjes së ajrit dhe mbrojtjen e drunjve.

Bin Salman që udhëheq me Arabinë Saudite, ka thënë se ky shtet planifikon të zvogëlojë lirimin e dyoksidit të karbonit kështu që mbi 50 për qind të energjisë elektrike do ta fitojë nga burimet e ripërtërishme, e kjo sipas tij do të arrihet deri më 2030.

Riadi gjithashtu dëshiron të bashkëpunojë me shtetet e tjera arabe në Lindjen e Mesme dhe të mbjell 40 miliardë fidan tjera, që sipas princi do të ishte programi më i madh në botë për pyllëzim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat