BBC shkruan se qeveria e Indisë tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka quajtur variantin si B.1.617 dhe çdo referencë për "varianti indian" është e gabuar.
INDI- Qeveria e Indisë ka udhëzuar kompanitë e mediave sociale të heqin çdo përmbajtje që i referohet “variantit indian” të Covid-19. BBC shkruan se qeveria e Indisë tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka quajtur variantin si B.1.617 dhe çdo referencë për “varianti indian” është e gabuar.
Ndërkohë që termat gjeografikë janë përdorur për të përshkruar një numër variantesh të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazilin. Por kjo nuk është hera e parë që India bënë këtë lloj veprimi, pasi muajin e kaluar urdhëroi Twitter-in që të hiqte postimet kritike që kanë lidhje me veprimet e Indisë për mbajtur nën kontroll pandeminë.
Vendi është goditur rëndë nga varianti i ri që nga fundi i Marsit dhe tani është i dyti pas SHBA për sa i përket infeksioneve të përgjithshme, në më shumë se 26 milion.