Katari do të japë gjysmë milioni dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e Gazas, pas bombardimeve 11 ditore të Izraelit.
Lajmi njoftohet nga agjencia e lajmeve AFP.
Ndihma do të ofrohet në disa këste, ku fillimisht do të rindërtohen spitalet, shkollat e xhamitë dhe më pas infrastruktura dhe banesat e banorëve të prekur.
Nga përplasja e fundit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza gjetën vdekjen të paktën 260 persona, 66 prej të cilëve fëmijë. Autoritetet izraelit njoftuan nga ana tjetër se raketat e Hamas kanë vrarë 12 civilë.
Konflikti u mbyll pas 11 ditësh përplasjeje, ndërkohë që në Lindjen e Mesme nisi një tur diplomatik kryediplomati i SHBA, Antony Blinken, me synim gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për paqen mes Izraelit dhe palestinezëve.