Japonia aprovon “Pfizerin” për grupmoshat 12 deri në 15 vjeç

Azia

Japonia aprovon “Pfizerin” për grupmoshat 12 deri në 15 vjeç

Më: 28 maj 2021 Në ora: 23:04
Japoni

Japonia ka aprovuar vaksinën kundër koronavirusit, “Pfizer”, për grupmoshat 12 deri në 15 vjeç.

SHBA-ja gjithashtu ka aprovuar “Pfizerin” për adoleshentët, ashtu sikurse edhe Bashkimi Evropian, ndërsa Gjermania pritet të nisë vaksinimin e adoleshentëve duke filluar nga 7 qershori.

Pfizer dhe BioNTech filluan administrimin e vaksinave në mars si pjesë e një prove globale te fëmijët e moshës 6 muajsh deri në 11 vjeç. Sipas provave, vaksina ka rezultuar efektive dhe e sigurt.

Japonia ka regjistruar 729.853 raste dhe 12.601 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat