Disa vullnetarë kanë ndërtuar një bibliotekë për jetimët në Yangon, Mianmar, duke përdorur mbeturina plastike të ricikluara.
Projekti në Taikkyi, një lagje në veri të qytetit më të madh të Mianmarit, filloi në dhjetor 2020 si një sipërmarrje e OJQ-së “Clean Yangon”, shkruan Euronews.
Duke përdorur donacione mbeturinash nga komuniteti lokal, ekipi bëri eko-tulla duke mbushur shishe plastike me mbeturina të tjera plastike.
Vullnetarët shpresonin të mirëpresin lexuesit e rinj në fillim të vitit 2021, por hapja është shtyrë për një kohë të pacaktuar nga grushti i shtetit në Mianmar.
Në Mianmar, qeset plastike dhe shishet e hedhura shpesh hidhen buzë rrugës dhe bllokojnë kullonat.
Është vlerësuar se 119 ton mbetje plastike hyjnë në lumin Ayeyarwady të vendit çdo ditë, duke e bërë atë një nga rrugët ujore më të ndotura në botë, sipas një sondazhi të kryer nga Fauna & Flora International (FFI) dhe Thant Myanmar.
Biblioteka nuk është iniciativa e vetme në vend që synon riciklimin e mbetjeve plastike në materiale ndërtimi.