Në Mianmar këtë vit ka shumë më pak nxënës të regjistuar përshkak të bombardimeve.
Kishte shumë më pak studentë në shumë shkolla në qytetin kryesor të Yangon ndërsa viti i ri akademik filloi të martën për herë të parë që nga grushti i shtetit i 1 shkurtit, raporton Reuters.
Forcat e sigurisë qëndruan roje në disa shkolla dhe sollën nxënës nën përcjellje të armatosur nga shtëpitë e tyre.
Një zyrtar i Federatës së Mësuesve të Mianmarit, i cili kërkoi anonimtet nga frika e ndëshkimit, tha se edhe më pak nxënës kishin dalë se sa ishin regjistruar sepse prindërit ishin të shqetësuar për sigurinë, si dhe u bashkuan me bojkotin.
Mësuesit gjithashtu kishin frikë, tha ai, duke shtuar, "Disa mësues shkojnë në shkollë me veshje normale dhe ndryshojnë në uniformat e tyre vetëm brenda shkollës."