Një nga figurat më të çmuara motivuese për edukimin e grave dhe vajzave në Pakistan, Malala Yousafzai, është bërë pjesë e kopertinës së revistës së njohur “Vogue”.
Me anë të një postimi në Twitter, Malala ka thënë se të gjitha vajzat munden të ndryshojnë botën.
“Unë e di fuqinë që një vajzë e re mbart në zemrën e saj kur ka një vizion dhe një mision – dhe shpresoj që çdo vajzë që sheh këtë botim do ta dijë se mund ta ndryshojë botën. Faleminderit @BritishVogue, @Edward_Enninful & @thedalstonyears”, ka shkruar Malala.
Malala është një vajzë paskistaneze, qysh në fëmijërinë e saj, ajo filloi të shkruante në ditarin e saj për gjithë ato të drejta që Talibanët ua kushtëzonin grave dhe vajzave në aspektin e edukimit të tyre.
Fjalimet e saj për mediat e njohura, nxitën kërcënimet nga talibanët drejt saj.
Më 9 tetor të 2012-ës, në një rrugicë të ngushtë në Mingora, ndërsa Malala po kthehej nga shkolla me shoqet e klasës, u qëllua me armë zjarri nga një pjesëtar i talibanëve.
Malala nga kjo plagosje u përballë me vdekjen, por që fatmirësisht prej ndihmave që u janë dhënë ajo mbijetoj. Malalës iu dha Çmimi Ndërkombëtar i Fëmijëve për Paqe në vitin 2013. Dhe ndonëse u plagos goxha rëndë, u rikthye edhe më e fuqishme për të motivuar të gjitha grat e tjera për të promovuar më shumë rreth fuqisë së tyre. Ajo po ashtu është personi më i ri që ka fituar Çmimin Nobel për Paqe.