Një luaneshë aziatike, humbi jetën nga koronavirusi i ri, në kopshtin zoologjik shtetëror në periferi të qytetit Chennai, Indi e Jugut , raporton CNN.
Raste të ndryshme të koronavirusit janë raportuar në kafshë, duke përfshirë dy tigra të bardhë që besohet se kanë ngordhur nga Covid-19 në Pakistan, ndërsa luanët kanë rezultuar pozitiv, në Spanjë dhe dy qytete të tjera në Indi.
"Një luaneshë 9-vjeçare, Neela, ngordhi nga sëmundja e Covid-19 mbrëmjen e 3 qershorit", tha përfaqësuesi i kopshtit zoologjik 'Arignar Anna Zoo'.
Infektimi u raportua të enjten, me shumicën e luanëve asimptomatikë, sipas autoriteteve të kopshtit zoologjik.
Kafshët ndodhen në karantinë dhe po marrin antibiotikë.
"Mostrat nga tigrat dhe gjitarët e tjerë të mëdhenj janë dërguar për provë", shtoi deklarata.