Izraelitët dhe palestinezët janë bërë bashkë për të kërkuar nga policia izraelite që të heqë postblloqet në lagjen “Sheik Jarrah” në Jerusalemin Lindor.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj planit të dëbimit të banorëve arabë nga pronat. Gjatë kësaj proteste të izraelitëve dhe palestinezëve është arrestuar një person.
Një fushatë e shtetit izraelit për dëbimin e familjeve të palestinezëve është duke vazhduar në Jerusalem, ani pse për të njëjtën arsye nisi konflikti i armatosur që zgjati 11 ditë.
Pas armëpushimit është ndaluar procesi i dëbimit të palestinezëve, por shteti ka paralajmëruar se fushata do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme.
Organizatat izraelite për të drejtuat e njeriut, kanë thënë se 150 familje në lagjen “Sheik Jarrah” kanë marrë njoftimin për largim nga pronat e tyre dhe vendosjen e hebrenjve.