Një gropë e madhe është hapur papritur në një parking veturash të një spitali në Jerusalem.
Siç shihet edhe në videon e këtij momenti, të publikuar nga “The Guardian”, gropa ka “gëlltitur” disa vetura që ndodheshin në atë pjesë.
Raportohet se nuk ka të lënduar në këtë rast.
Besohet se gropa është shkaktuar nga një tunel i një autostrade që po ndërtohet në atë zonë.