Mijëra qytetarë izraelitë janë duke festuar në sheshin Rabin në Tel Aviv.
Kjo pas zgjedhjes së qeverisë së re në Izrael dhe rrëzimit të Benjamin Netanyahut nga pushteti 12-vjeçar.
Kabineti i ri do të betohet pas votimit në Knesset ku mori 60 vota pro dhe 59 kundër qeverisë se re.
Qeveria e cila do të formohet nga lideri qendror i opozitës, Yair Lapid dhe ultranacionalisti Naftali Bennet që pritet të jetë Kryeministër i ri i Izraelit, shkruan Al Jazeera.