Japonia merr vendim, heq gjendjen e jashtëzakonshme

Azia

Japonia merr vendim, heq gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Tokio dhe disa qytete të tjera të Japonisë kanë hequr gjendjen e jashtëzakonshme, tha Kryeministri Yoshihide Suga një muaj para fillimit të Lojërave Olimpike.

Pjesa më e madhe e qyteteve në Japoni shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në fund të Prillit, duke mbyllur baret dhe restorantet.

Disa nga kufizimet do të mbetën në fuqi deri më 11 korrik,  ndërsa për sa i përket funksionimit të bareve dhe restoranteve të cilat mund të shërbejnë alkool deri në orën 19:00 dhe do të duhet të mbyllen në orën 20:00.

Numri i personave që do të lejohen të marrin pjesë në evente kulturore dhe sportive do të jetë deri në 10.000.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat