Policia në Indi ka nisur një hetim pasi një foshnje u gjet e gjallë dhe e shëndetshme në një kuti druri në lumin Ganges.
Brendësia e kutisë ishte e mbuluar me lecka të kuqe dhe me imazhe të perëndive hindu si dhe një horoskop që tregonte datën dhe kohën e lindjes e emrin e vajzës, Ganga.
Foshnja e cila mendohet të jetë një muajshe, u shpëtua nga fillimi i javës nga një burrë që ishte me varkë, në shkurre buzë lumit, raporton The Guardian.
Policia tha se është e vështirë të përcaktohet sa ka qëndruar mbi ujë foshnja.