​Irani u godit mbi 800 herë nga tërmetet për vetëm një muaj

Azia

​Irani u godit mbi 800 herë nga tërmetet për vetëm një muaj

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 21:32
Iran

Një total prej 847 tërmetesh janë regjistruar në Iran gjatë periudhës 21 maj - 21 qershor 2021, sipas Institutit të Gjeofizikës të Universitetit në Teheran.

Katërmbëdhjetë tërmete me fuqi mbi 4 ballë sipas shkallës Rihter janë regjistruar nga Qendra Kombëtare Sizmologjike, më e madhja prej të cilave më 6 qershor, 5.2 ballë afër Salehabad, në provincën perëndimore Ilam.

774 tërmete me madhësi më të vogël se 3 ballë dhe 59 tërmete me madhësi midis 3-4 ballë, gjithashtu 13 tërmete me madhësi 4-5 ballë sipas Rihterit kanë ndodhur në po të njëjtën periudhë.

Gjithashtu, një tërmet me madhësi 5-6 ballë tronditi Iranin, një rajon shumë aktiv sizmik, i njohur jo vetëm për tërmetet katastrofike, por edhe për katastrofat që lidhen me rreziqet natyrore.

Rreth 2 për qind e tërmeteve të botës ndodhin në Iran, por më shumë se 6% e viktimave të tërmeteve botërore gjatë shekullit 20 raportohen nga tërmetet iraniane. Kjo tregon nivelin e lartë të cenueshmërisë në Iran, sipas Mehdi Zare, një profesor i sizmologjisë inxhinierike.

Teherani është gjithashtu një nga metropolet më të rrezikshme në botë sa i përket rrezikut nga katastrofa të ndryshme natyrore, të tilla si tërmete, përmbytje, thatësirë, rrëshqitje toke, zjarre pas tërmetit etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat