100 fshikullime pasi kreu marrdhënie para martese, gruas i bie të fikët

Azia

100 fshikullime pasi kreu marrdhënie para martese, gruas i bie të fikët

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:50
Pamje nga video

Një video tronditëse tregon një grua indoneziane të cilës i bie të fikët nga dhimbja pasi u fshikullua në publik, për marrëdhënie seksuale para martesës.

Sipas medieve të huaja, gruaja dhe partneri i saj të dy u ‘dënuan’ me nga 100 fshikullime, derisa ngjarja ndodhi të hënën, në qytetin Lhokseumawe në provincën Aceh, rajoni i vetëm që zbaton ligjin e Sheriatit.

Pamjet e rënda, tregojnë gruan e cila bie në gjunjë nga dhimbja, dhe në disa çaste duket se asaj i bie të fikët; oficeret nxitojnë përpara për ta kontrolluar shëndetin e saj.

Me ndihmën e disa njerëzve, pasi i bie të fikët gruaja largohet nga hapësira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat