Pamje që tregojnë se çfarë lanë pas amerikanët, pasi u larguan nga baza e tyre në Afganistan

Azia

Pamje që tregojnë se çfarë lanë pas amerikanët, pasi u larguan nga baza e tyre në Afganistan

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 11:00
Foto

Ushtria amerikane njoftoi të martën se pothuajse ka përfunduar tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani, ku autoritetet afgane kanë vendosur qindra trupa pro-qeveritare dhe polici për të ndaluar një ofensivë të madhe të talibanëve në veri të vendit.

Ndryshe, presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi në prill se ai dëshironte të përfundonte atë tërheqje deri në 20 vjetorin e 11 shtatorit.

Dhe më shumë se dy muaj para këtij afati, ushtria amerikane kishte kryer një tërheqje prej “më shumë se 90 për qind” nga vendi.. 

Në këtë drejtim, javën e kaluar, forcat amerikane dhe NATO u larguan nga Baza Ajrore Bagram, më e madhja në Afganistan.

Ajo ndodhet 50 kilometra në veri të Kabulit dhe ka qenë qendra e operacioneve të tyre që nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake të nisur pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Shtëpia e Bardhë specifikoi të premten se trupat e fundit të SHBA do të largohen nga territori Afganistan deri në fund të gushtit.

Pas largimit të forcave amerikane raportohet se janë zhvilluar përplasje të martën në disa provinca afgane dhe kryengritësit kanë pushtuar dhjetëra qarqe në veri të vendit që kur Shtetet e Bashkuara filluan tërheqjen e trupave të tyre në maj.

Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat