Vdes shkencëtarja e vaksinave Sinovac në Indonezi, ky ishte shkaku i vdekjes

Azia

Vdes shkencëtarja e vaksinave Sinovac në Indonezi, ky ishte shkaku i vdekjes

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:43
Novilia Sjafri Bachtiar

Shkencëtarja kryesore e provave të vaksinave Sinovac të Kinës në Indonezi, vdiq dje dhe dyshohet si pasojë e Covid-19, varianti Delta, thanë mediat vendase.

Vdekja e Novilia Sjafri Bachtiar vjen ndërsa viktimat nga koronavirusi arrijnë nivele rekord në Indonezi, një nga vendet ku vaksina Sinovac është përdorur më gjerësisht.

Ministri i ndërmarrjeve shtetërore Erick Thohir e ka cilësuar humbje të madhe ndarjen nga jeta të shkencëtares.

“Ajo ishte shkencëtare dhe drejtuese e dhjetëra provave klinike të bëra nga BioFarma, përfshirë provat klinike të vaksinës Covid-19 në bashkëpunim me Sinovac,” tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat