Të paktën 52 persona humbën jetën ditën e premte si pasojë e një zjarri që përfshiu një fabrikë në Bangladesh.
Fabrika e shkrumbuar nga flakët që merrej me produkte ushqimore ndodhej në një zonë industriale pranë kryeqytetit Dhaka.
Sipas ekipeve të emergjencës flakët u përhapën me shpejtësi si pasojë e kimikateve dhe produkteve plastike që ishin me shumicë brenda godinës.
Numri i viktimave mund të rritet edhe më tej pasi shumë punëtorë mendohet të kenë mbetur të bllokuar në fabrikë.