Një tërmet i fuqishëm ka goditur Taxhikistanin të shtunën në mëngjes. Si pasojë e lëkundjeve janë shembur ndërtesa dhe kanë humbur jetën të paktën 5 persona.
Dridhjet e tokës kishin një mangitudë 5.9 dhe u ndjenë edhe në kryeqytetin e shtetit të Azisë Qendrore.
“Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar”, thanë autoritetet. Linjat e energjisë janë dëmtuar në 3 fshatra, atje ku në fakt ishte edhe epiqendra e tërmetit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/10/auto_7202110105256412681571-11625934991.jpg)
Presidenti i Taxhikistant, Emomali Rakhmon, ka urdhëruar një komision hetimor të kryesuar nga kryeministri, njoftuan media ruse. Tërmeti ka qenë shumë i fortë dhe është ndjerë edhe në Turkmenistan.