Talibanët thonë se kanë marrë nën kontroll 85 përqind të territorit të Afganistanit

Azia

Talibanët thonë se kanë marrë nën kontroll 85 përqind të territorit të Afganistanit

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Zyrtarët talebanë thanë të premten se ata kishte marrë kontrollin e 85 përqind të territorit në Afganistan dhe shqetësimi ndërkombëtar u rrit për problemet e marrjes së ilaçeve dhe furnizimeve në vend.

Zyrtarët e qeverisë Afgane hodhën poshtë pohimin se Talibanët kontrolluan pjesën më të madhe të vendit si pjesë e një fushate propagandistike të nisur ndërsa forcat e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u tërhoqën pas gati 20 vjet luftimesh.

Por zyrtarët lokalë afganë thanë se luftëtarët talebanë, të inkurajuar nga tërheqja, kishin kapur një distrikt të rëndësishëm në provincën Herat.

Torghundi, një qytet verior në kufi me Turkmenistanin, ishte kapur gjithashtu nga Talibanët brenda natës, thanë zyrtarët Afganë dhe Talibanë, raporton Reuters.

Qindra personel afganë të sigurisë dhe refugjatë vazhduan të largohen përtej kufirit në Iranin dhe Taxhikistanin fqinj, duke shkaktuar shqetësim në Moskë dhe kryeqytetet e tjera të huaja se islamikët radikalë mund të infiltrojnë Azinë Qendrore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat