Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u largua nga rezidenca e tij zyrtare në Kudsin Perëndimor sot herët, një muaj pas humbjes së postit nga pasardhësi i tij Naftali Bennett, njoftoi media lokale.
Rrjeti i Korporatës së Transmetimit të Izraelit njoftoi se një numër automjetesh që i përkisnin kolonës zyrtare të Netanyahut u larguan nga rezidenca në rrugën Balfour.
Ky hap vjen si rezultat i marrëveshjes midis Netanyahut dhe Bennettit muajin e kaluar për të liruar rezidencën më 10-11 korrik.
Familja e Netanyahut do të zhvendoset në shtëpinë e tyre private në Cezare në Izraelin verior derisa të rinovojnë banesën e tyre në rrugën Gaza në Kudsin Perëndimor ku ai jetoi deri në vitin 2009 kur u bë kryeministër.
Bennett do të marrë rezidencën e kryeministrit gjatë ditës së sotme.