Talibanët raportohet se e kanë ngritur flamurin e tyre mbi një pikë kufitare që gjendet midis Afganistanit dhe Pakistanit, ata pretendojnë se tani ajo pjesë është nën kontrollin e tyre.
Në disa video të publikuara në mediat sociale shihen disa persona duke e vendosur flamurin e bardhë mbi udhëkryqin Spin Boldak pranë Kandahar.
Zyrtarët afganë e kanë mohuar se kjo pikë e tyre është marrë nga talibanët, megjithëse fotografitë e publikuara në mediat sociale shihet se militantët bisedojnë me rojet kufitare pakistaneze.
Për BBC-në është thënë se talibanët e kanë marrë pikën kufitare pa asnjë rezistencë.
Në javët e fundit, militantët kanë bërë përparime të shpejta në të gjithë vendin, duke marrë disa pika kufitare nga forcat afgane, duke përfshirë pikat me Iranin, Taxhikistanin dhe Turkmenistanin.
Kjo vjen derisa SHBA-ja është duke tërhequr forcat e ushtrisë së saj nga Afganistani përpara një afati të 11 shtatorit të vendosur nga Presidenti Joe Biden, shkruan BBC.