Zyrtarët indianë njoftuan se më shumë se 100 vetë kanë humbur jeten e me dhjetëra mijëra janë evakuuar, në shtetit Maharashtra të Indisë i cili po përballet me shira të furishëm, që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha e rrëshqitje dheu.
Kryeministri Narendra Modi shrehu dhimbjen e tij mbi jetët e humbura.
Autoritetet njoftuna se ushtria po ndihmon ekipet e shpëtimit në përpjekjet e tyre për të gjetur të mbijetuar.
Parashikuesit e motit thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë.