Dy raketa kanë rënë në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bagdad.
Sulmi u krye me dy raketa që ranë pranë ndërtesës së Ambasadës Amerikane, e cila ndodhet në Zonën e Gjelbër në Bagdad, një zonë ku ndodhen institucionet shtetërore dhe ambasadat e shumta të huaja dhe misionet diplomatike, njoftuan mediat irakiane.
Si rezultat i shpërthimit, u regjistruan dëme në veturat e parkuara në rrugë, ndërsa ende nuk ka informacion për viktimat e mundshme.
Qeveria irakiane ende nuk ka komentuar sulmin me raketa, raporton reuters.
Sulmet ndaj objektivave amerikanë në Irak kanë qenë të shpeshta kohët e fundit. Grupet e milicisë shiite pranë Iranit thuhet se qëndrojnë prapa sulmit.