Mbrëmjen e djeshme 8 persona u vranë dhe 20 u plagosën në sulmin me bombë dhe armë të kryer para shtëpisë së ministrit afgan të Mbrojtjes, Bismillah Muhammedi, në rajonin Shir Pur të Kabulit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Mirveyis Staniksey, në një deklaratë për shtyp tha se pasi njëri nga sulmuesit shpërtheu një makinë me bombë para shtëpisë së Muhammedi-t katër sulmuesit e tjerë hynë në një shtëpi tjetër dhe filluan të qëllonin rastësisht.
Duke deklaruar se sulmuesit u neutralizuan gjatë natës, Stanikzey theksoi se ministri Muhammedi dhe familja e tij nuk u dëmtuan në sulm.
Stanikzey deklaroi se 8 persona vdiqën në sulm, 20 persona u plagosën dhe dhjetëra civilë që jetonin në shtëpitë në rajon u evakuuan.
Dëshmitarët okularë pohuan se numri i të vdekurve në sulm është më shumë se 10. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Autoritetet raportuan se disa zyrtarë të rangut të lartë nga provincat e tjera ishin në shtëpinë e Mohammedi-t në kohën e sulmit.
Shumë shtëpi dhe biznese rreth shtëpisë së ministrit u dëmtuan gjithashtu si pasojë e bombës.
Protestohet kundër aktit terrorist
Pas sulmit me bombë, shumë civilë në Kabul protestuan kundër aktit terrorist duke kënduar tekbirë.
Gjithashtu theksohet se zv/presidenti, Emrullah Salih dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë morën pjesë në protestë.
Autoritetet theksuan se aksioni u krye në përgjigje të sulmeve në rritje në kohët e fundit.
Në Shir Pur, një nga rrethet më luksoze të Kabulit, gjenden shtëpitë e shumë ministrave dhe deputetëve.