Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i ka bërë thirrje ushtrisë të kryejë ndihma në zonat e goditura kohët e fundit nga reshjet e mëdha të shiut, raportojnë mediat shtetërore.
Më shumë se 1.000 shtëpi u dëmtuan dhe rreth 5.000 njerëz u evakuuan pas përmbytjeve që pasuan, njoftoi televizioni shtetëror në fillim të kësaj jave.
Lëvizja vjen mes shqetësimeve mbi një krizë ekonomike dhe mungesës së ushqimit.
Toka bujqësore është dëmtuar dhe Kim Jong-un tha në qershor se vendi u përball me një situatë "të tensionuar" ushqimore, raporton BBC.
Ai tha se në atë kohë sektori bujqësor kishte dështuar në përmbushjen e objektivave të grurit për shkak të tajfunëve vitin e kaluar, të cilat shkaktuan përmbytje dhe se shumë do të varej nga të korrat e këtij viti.