Të paktën dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë janë bllokuar nën rrënoja në një rrëshqitje të madhe dheu në shtetin verior indian të Himachal Pradesh.
Sipas BBC, gurët e rënë kanë ngujuar një kamion, një autobus pasagjerësh dhe automjete të tjera.
Policia dhe zyrtarët lokalë kanë filluar përpjekjet e shpëtimit, tha Jairam Thakur, kreu i Himachal Pradesh.
Gjatë muajve të fundit India është përballur me disa rrëshqitje dheu vdekjeprurëse, gjatë një musoni jashtëzakonisht të rëndë.
Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëshitjen e dheut të mërkurën – derisa ndodhi në një autostradë në rrethin Kinnaur.
Raportet lokale thonë se pesë persona janë shpëtuar, por rreth 30 të tjerë janë ende të bllokuar.