11 qytete të Afganistanit kanë rënë në duart e talebanëve. Herat është qyteti i fundit që u kap nga grupi i armatosur, siç treguan gazetarët lokalë.
Për situatën e krijuar në Afganistan, Kombet e Bashkuara paralajmëruan për një katastrofë në rast se lufta mes talebanëve dhe forcave qeveritare arrin deri në Kabul.
Për këtë arsye, qeveria britanike ka thënë se është duke dërguar trupa në Afganistan për të ndihmuar stafin e ambasadës që të lëshojë vendin, pasi edhe SHBA-ja njoftoi për një veprim të tillë të ngjashëm derisa talibanët po përparojnë shpejt në zaptimin e qyteteve.
“Kam autorizuar vendosjen e personelit ushtarak shtesë për të ndihmuar diplomatët në Kabul dhe shtetasit britanikë të largohen nga vendi dhe për t’i ndihmuar ish-stafin afgan që rrezikuan jetët e tyre duke shërbyer bashkë me ne”, tha sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.
Luftimet mes talebanëve dhe forcave qeveritare u intensifikuan pas tërheqjes së trupave të huaj nga vendi.