Ashraf Ghani, Presidenti ende në detyrë i Afganistanit, është një ish-teknokrat i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij jashtë vendit, para se të kthehej për të ndihmuar në rindërtimin e vendit pas viteve të luftës.
Ai ka marrë pushtetin në vitin 2014, dhe shihej si një lider i pakorruptueshëm dhe me mendësi të re për të ndërtuar shtetin. Por edhe pse shihej si një njeri ndryshe, pesë vjet më vonë u akuza për mashtrim dhe reputacioni i tij tashmë nuk është më si në vitet e para.
Koha në detyrë e Ghanit është shënuar nga një aleancë e pakëndshme me shefin e tij ekzekutiv dhe rivalin kryesor, Abdullah Abdullah. Por edhe pse Ghani ka qenë në pushtet talebanët kanë zgjeruar praninë e tyre, duke pasur shumë pushtet, pasi forcat e huaja kishin nisur të largoheshin nga vendi.
Ghani ka qenë një nga pjesëmarrësit në bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve, për këtë gjë shumë militantët e konsiderojnë qeverinë e tij si kukulla amerikane.
Ghani gjatë viteve të tij në detyrë ka prezantuar disa politika kundër korrupsionit, por reformat e tij nuk janë zbatuar si duhet.
Tahmë Presidenti i Afganistanit është larguar nga vendit duke lënë Kabulin në duart e talebanëve. Shumë institucione shtetërore janë në duart e tyre dhe shumë shpejt dhe Pallati Presidencial do të jenë nën zotërimin e talebanëve.