Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace mezi mbante lotët ndërsa diskutonte situatën në Afganistan.
Ish -kapiteni i Ushtrisë britanike u pyet për përpjekjet e evakuimit gjatë një interviste në LBC, por ai u bë tejet emocional teksa pranoi se operacionet e organizuara me ngut që po kryheshin nga Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore në Afganistan nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë të gjithë.
Zëri i tij po dridhej gjatë intervistes kur tha: “Më vjen thellësisht keq pasi vërtetë një pjesë e disa njerëzve nuk mund të largohen, por ne duhet të bëjmë më të mirën për ata njerëz atje.”
I pyetur se pse dukej se po e merrte shumë personale këtë gjë, ai tha: ‘Sepse unë jam një ushtar, e kjo gjë është e trishtueshme, dhe ne duhet të bëjmë çmos për t’i nxjerrë njerëzit jashtë nga atje”.
Wallace shërbeu në Gardën Skoceze midis 1991 dhe 1998 dhe ishte i përfshirë në operacionet në Irlandën Veriore.
Ushtria amerikane ka marrë hapësirën ajrore të Afganistanit ndërsa po përpiqet të ndihmojë mijëra emigrantë dhe civilë të tmerruar të ikin nga vendi.