Pesë persona janë vrarë sot në aeroportin e Kabulit, teksa qindra njerëz përpiqeshin të hynin me forcë në aeroplanët që dilnin nga kryeqyteti afgan.
Një dëshmitar tha për Reuters se kishe parë trupat e pesë personave duke u dërguar në një automjet, ndërsa një tjetër u shpreh se nuk ishte e qartë nëse viktimat u vranë nga të shtënat me armë apo nga rrëmuja e krijuat.
Trupat amerikane, të cilët janë përgjegjës për aeroportin, kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë trumën, është shprehur një zyrtar amerikan.
Por, në një video të publikuar në rrjetin social Twitter, shihet një turmë e madhe njerëzisht dhe më pas dëgjohen disa të shtëna armësh.