Në pamjet e publikuara shihen skena dramatike në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, gjersa afganët e dëshpëruar përpiqen të ikin.
Dy burra të armatosur u vranë nga ushtarët amerikanë të hënën.
Ndërsa tre persona raportohet të kenë vdekur pasi ranë nga pjesa e poshtme e një aeroplani në të cilin ishin ngjitur pak pas ngritjes.

Turma të mëdha janë mbledhur në aeroport që kur talebanët morën kontrollin e kryeqytetit, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
Thuhet se forcat amerikane kanë qëlluar në ajër për të shpërndarë njerëzit që po përpiqeshin të hynin me forcë në aeroplanë.



