Ka shkruar në 7 numri i të vdekurve në kaosin e Aeroportit Ndërkombëtar në Kabul.
Ndërsa presidenti i SHBA-ve, Joe Biden do të mbajë konferencë mbi situatën në Afganistan në Shtëpinë e Bardh.
Presidenti fillimisht pritej të qëndronte në Camp David sot, por Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do të kthehej në Uashington dhe do t'i drejtohej popullit amerikan, pas kritikave bipartizane për mungesën e tij, shkruan “The Guardin”, përcjell “Bota sot”.
Videot e shpërndara gjerësisht në mediat sociale treguan afganë të dëshpëruar që përpiqeshin të kapeshin pas një aeroplani ushtarak amerikan ndërsa po largohej nga Kabuli dhe më pas të binin për vdekje.
Zyrtarët e administratës kanë vazhduar të mbrojnë strategjinë e Bidenit në Afganistan, edhe përballë qortimeve nga demokratët dhe republikanët për mënyrën se si është ekzekutuar tërheqja e trupave./BS