Pak kohë pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit, aktivistja Malala Yousafzai shprehu tronditjen dhe shqetësimin për gjendjen e grave dhe vajzave në rajon.
Ajo kërkoi veprime nga agjencitë globale për të ndihmuar civilët dhe refugjatët.
“Jam shumë e brengosur për gratë, minoritetet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut”.
Lauretja e çmimit “Nobel” në vitin 2012 ishte qëlluar në kokë nga një sulmues taleban i cili kundërshtoi me forcë zërin e saj për arsimimin e vajzave.
Në atë moment, ajo po kthehej në shtëpi pas një provimi.
Më vonë u shtrua në spitalin Mbretëresha Elizabetë në Britaninë e Madhe.