Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, ka thënë se afganët nuk duhet të tmerrohen e të duan të largohen nga vendi.
Ai është shprehur i befasuar me përpjekjet e afganëve për tu larguar medoemos nga Afganistani.
“Ata nuk duhet të tmerrohen. Nuk e di pse ata janë të frikësuar dhe jam i befasuar” ka thënë Shaheen në një intervistë për CNN.
Në disa video që kanë qarkulluar nëpër media, janë parë afganë që përpiqen të kapen pas avionëve ushtarakë që largohen nga vendi.